Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit sezonal ka arritur në Kosovë dhe nga e hëna do të fillohet vaksinimi i qytetarëve.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.
closevolume_off
Në anën tjetër, MSh ka kërkuar nga qytetarët që përvec vaksinimit kundër gripit sezonal të vaksinohet edhe kundër coronavirusit.