Nga kjo javë qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë edhe gjatë vikendit e festave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Nga kjo javë qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë edhe gjatë vikendit e festave

    Insajderi
    09 September 2021 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nga kjo javë qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës si dhe gjatë festave zyrtare.

    Kjo sipas MSH-së do të bëhet për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për të ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytearëve për vaksinim.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.

    E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.

    Të njejtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

    Bashkëiadalim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark