Nga kush erdhi vendimi për divorc? Xhensila tregon të vërtetën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Nga kush erdhi vendimi për divorc? Xhensila tregon të vërtetën

    Insajderi
    05 December 2024 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Martesa e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ishte njëra nga më të përfolurat në botën e showbizit, si nga ceremonia e deri tek ardhja në jetë e fëmijëve. Por pas shumë vitesh bashkë çifti vendosen t’i japin fund martesës dhe të fshijnë çdo gjë nga rrjetet sociale.

    Ajo në emisionin e Arbana Osmanit, ka treguar se vendimi për ndarjen është marrë nga ajo.

    Sipas saj arsye u bënë debatet dhe se fjalët nuk përkonin me veprat.

    “Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”

    “Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë nuk shihej se ka rrugë tjetër divorci nuk është i lehtë”, ka rrëfyer ajo./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark