Nga nesër, Norvegjia largon masat kufizuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nga nesër, Norvegjia largon masat kufizuese

    Insajderi
    24 September 2021 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rregullat që e kanë kufizuar ndërveprimin social dhe që i kanë goditur bizneset gjatë pandemisë do të shfuqizohen nga e shtuna në Norvegji, raporton agjencia Reuters.

    Nuk do të kërkohet më distanca sociale, klubet e natës mund të rihapen dhe restorantet mund të pranojnë klientë si në kohëra normale, njoftoi kryeministrja Erna Solberg në një konferencë për gazetarë.

    “Janë bërë 561 ditë që nga koha kur ne i vendosëm masat më të ashpra në Norvegji në kohë paqeje. Tash ka ardhur koha për t’u rikthyer në përditshmëri normale”, tha ajo.

    Vendimi është pjesë e një plani me katër faza për t’i larguar masat e vendosura në fillim të pandemisë vitin e kaluar. Megjithatë, zbatimi i fazës së fundit është shtyrë disa herë për shkak të shkallës shqetësuese të infeksioneve.

    “Pas një kohe të shkurtër, ne tash mund të jetojmë normalisht”, tha shefja në largim e qeverisë norvegjeze.

    Ndryshe, 76 për qind e norvegjezëve e kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa 67 për qind të dyja dozat, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark