×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Nga një Rolls Royce dhuratë për triumfin ndaj Argjentinës, Presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite zbulon të vërtetën

    Insajderi
    13 December 2022 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollistëve të Arabisë Saudite nuk i është dhënë asnjë Rolls Royce për fitoren në grupet e Botërorit ndaj Argjentinës.

    Kjo është ajo që ka thënë Presidenti i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Yasser Al-Misehal, i intervistuar nga “MARCA”.

    “Ata luajtën për krenarinë e përfaqësimit të kombit të tyre. Ata patën nderin dhe fatin për përfaqësimin e kombëtares në një ndeshje historike.

    Thashethemet nuk janë të vërteta, sigurisht është e qartë që kanë marrë bonus. Një bonus normal, ka rregulla për të, por lojtarët nuk luajnë për bonuse, por për vendin, për të bërë histori. Shumë u bënë të njohur pas asaj fitoreje” – Tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark