Rreth orës 15:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e përbashkët, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Tash kanë kaluar katër orë nga ky moment, dhe ende nuk ka asnjë informatë zyrtare se çfarë po ndodh brenda Vilës Biljana në Ohër ku po vazhdojnë bisedimet Kurti-Vuçiq, shkruan Gazeta Insajderi.
Lidhur me atë çfarë po ndodh brenda sallës së negociatave ka shkruar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi.
Ai thotë se nga informacionet e dëgjuara në këto momente është që s’ka marrëveshje.
“Ajo që po dëgjoj në këtë moment nga Ohri është se nuk ka “asnjë marrëveshje”. Të dërguarit që punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen”, ka shkruar Selimi në Twitter.