Nga QKMF në Prishtinë i reagojnë këshilltarit të Konjufcës: Ka shpifur - Insajderi
×
Insajderi

Nga QKMF në Prishtinë i reagojnë këshilltarit të Konjufcës: Ka shpifur

Insajderi
26 April 2022 - 11:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendësdrejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Rrezart Halili, i ka reaguar Shefit të Stafit të Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçelit, për një postim të tij, ku tha se 100 veta janë duke pritur te Qendra e Mjekësisë Familjare V, meqë stafi është në pauzë.

Në një prononcim për Express, Halili ka thënë se edhe në bazë të pamjeve të kamerave, duke pritur s’kanë qenë as 20 veta, e lëre me 100.

Këtë postim të Kërçelit, ai e ka quajtur shpifje, derisa ka thënë se kjo pauzë ekziston që nga paslufta.

Tutje, Halili ka thënë se në rastet urgjente, të gjithëve u ofrohet ndihma.

“Nuk ka pas 100 veta. Kjo pauzë është prej masluftës kjo pauzë ekzistion. Në bazë të incizimeve, nuk janë as 20 veta, le ma 100 siç ka thanë këshilltari i kryekuvendarit, dmth është shpifje. Në raste urgjente, normal që iu ofrohet ndihma. Motra është në sportel dhe jepet ndihma”, ka deklaruar Halili.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark