Po bëhen afro dy muaj që kur kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi po qëndron brenda objektit të komunës, pa dalë fare. Një ose dy herë është parë duke e qitë vetëm kokën, pranë dritares. Kohëve të fundit, ai ka hedhur dyshimet se shtëpia ka filluar t’i mungojë. Kjo shpërfaqet përmes disa pëlqimeve që i ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebook.
Kryetari u bë i njohur edhe për shkak komentit epik që i dha misit kosovar “respekt për bukuroshen”. Nga komentet për bukuroshet, Hetemi ka kaluar në një fazë tjetër.
Mungesën e shtëpisë duke se po e zëvendëson me “like” nëpër sallone të mobilerive të ndryshme në vend.
Meqë vet kryetari është shprehur se brenda objektit të komunës e ka si hotel, ndoshta kjo është edhe një arsye tjetër që “hotelin” do ta renovojë, me moblijet që siç duket i kanë bërë përshtypje.
Lulzim Hetemi, që nga 29 maji është ngujuar në objektin e komunës së Leposaviqit, duke ushtruar detyrën që i është dhënë nga votat e shumë pak qytetarëve që kanë dalë në zgjedhjet e 23 prillit.
Pas tensioneve që u krijuan në Veri, bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që Hetemi ta vazhdojë punën në zyrë alternative, mirëpo ai ka refuzuar t’i dëgjojë ata.
/Insajderi