Nga studente e mjekësisë në Miss Kosova- Kush është Juliana Nura që po rrëmben zemrën e publikut? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nga studente e mjekësisë në Miss Kosova- Kush është Juliana Nura që po rrëmben zemrën e publikut?

    Insajderi
    03 January 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-miss Kosova dhe Diaspora, Juliana Nura është banorja që ka rrëmbyer zemrën e publikut në Big Brother Vip Kosova. Nura është banorja që votua si më e pëlqyera mbrëmë. Me këtë rast edhe i shpëtoi eliminimit.

    E rritur në Finlandë, Juliana kishte filluar studimet për mjekësi. Megjithatë, modelingun ajo e kishte kthyer në prioritet.

    “Sot nuk punoj më në atë profesion, nuk më pëlqen të bëj atë punë, por humanitetin dhe shërimin e bëj në një mënyrë ndryshe” – kishte thënë dikur ajo.

    Nura falë pamjes së saj tërhoqi vëmendjen e agjencive fotografike. Më pas ajo mori pjesë në konkurse të ndryshme bukurie, prej ku filloi të kishte një karrierë shumë të suksesshme në Shqipëri prej vitit 2010.

    Pasi mori çmimet si Miss Kosova dhe Miss Diaspora, për 12 vite Nura u detyrua të largohej nga publiku shqiptar, për shkak të një shantazhi që asaj ju bë duke përdorur një video intime të saj.

    Për këtë video ajo kishte folur edhe brenda shtëpisë së Big Brother. Modelja tregoi se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht, shkruan Insajderi.

    Duke lënë pas të gjitha këto, ajo u zhvendos në Londër, ku krijoi platformën “Body, Mind and Soul”, cila u vjen në ndihmë vajzave dhe grave që synojnë të kenë një jetë të shëndetshme.

    Rikthimi në Big Brother Vip Kosova

    Për ta fituar çmimin prej 200 mijë eurosh, Juliana Nura u fut në BBVK. Ajo hyri si trajnere fitnesi.

    Që nga hyrja e saj ajo pati debate me banorët. Më shumë u përshkallëzua fjalosja me aktoren Shota Baraliu. Kjo e fundit madje tha se Nura kishte bërë sehire për ta fituar çmimin e madh të Big Brother.

    Gjatë qëndrimit në shtëpi Julit i kishin shpëtuar nga goja edhe disa shprehje raciste.

    “Gjylë, magjupja, bum çiçek-çiçek” – janë shprehjet të cilat u përdorën nga konkurrentja, Juliana Nura. Ajo teksa ndodhej në dhomën e gjumit të përbashkët me banorët bën një vallëzim e të tipit “tallava” të cilin e përshkruan si të “Gjyle magjupes”, teksa dëgjohen të qeshura nga konkurrentët e tjerë.

    Ajo nuk u la pa u kritikuar edhe për vallëzimet, të cilat shpeshherë janë edhe provokative.

    Derisa, megjithë debatet e ndodhura, Nura u vlerësua për pasionin e saj për gatimin.

    Ajo është njëra ndër konkurrentet e cila përkujdeset që banorët e tjerë të ushqehen.

    Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark