Ngacmoi seksualisht një grua - Ky është personi që u kap në flagrancë nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngacmoi seksualisht një grua – Ky është personi që u kap në flagrancë nga Policia

    Insajderi
    05 December 2023 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për ngacmimin seksual të një 31 vjeçareje.

    Rasti ka ndodhur në mesditë, derisa viktima ndodhej në një lokal dhe i dyshuari i kishte shkuar aty, pasi fillimisht e kishte përcjellë, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

    Sinjali mëson se i dyshuari edhe më parë e ka ngacmuar 31-vjeçaren, për çka edhe është raportuar në Polici, por siç duket denoncimi nuk ia ka lënë “shenjë” dhe ka vazhduar me veprimet e njëjta.

    Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet.

    Pas mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive të të dy palëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Ngacmim’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark