Insajderi
Botë

Ngjarje e rëndë në Bosnje: Dyshohet se babai vrau vajzën 2-vjeçare, më pas edhe veten

Insajderi
22 April 2026 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngjarje e rëndë në Bosnje: Dyshohet se babai vrau vajzën 2-vjeçare, më pas edhe veten
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tragjedi raportohet se ka ndodhur sot në Bosnjë e Hercegovinë.

Dyshohet se një burrë 49 vjeçar e ka vrarë vajzën e tij 2 vjeçare dhe më pas e ka vrarë vetën.

Prokuroria Publike e Qarkut të Sarajevës Lindore, ka bërë të ditur se është urdhëruar autopsia e trupave të babait e fëmijës, që u gjetën të vdekur në fshatin Kabernik, pranë Vishegradit.

“Prokurori kujdestar ka drejtuar hetimet në vendngjarje dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik. Është urdhëruar autopsia për të përcaktuar saktësisht kohën dhe shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruajnë mediat.

Bazuar në rezultatet e para të hetimet dyshohet se E.D, nga Gorazhde ka vrarë fëmijën e tij dyvjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave lokale, ai ishte i ndarë nga bashkëshortja, i kishte lënë familjes një letër lamtumire, të cilën ata e kanë raportuar në polici, të cilët kanë dalë në terren dhe në fshatin Kabernik kanë gjetur trupat e babait dhe fëmijës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark