×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Shqipëri – Vriten dy vëllezër, njëri 31 e tjetri 33 vjeç

    Insajderi
    10 December 2020 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së 07.12.2020.

    Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë vendore të policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor – Korçë.

    Forcat oOperacionale të DVP- Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e policisë – Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

    Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark