
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi.
Bëhet me dije nga mediat greke se një shqiptare ka hedhur nga ballkoni dy fëmijët e vegjël të motrës, përkatësisht nipin dhe mbesën e saj.
Mediat greke bëjnë me dije gjithashtu 42-vjeçarja shqiptare ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë e motrës në zonën e Egaleos dhe në një moment ka dalë në ballkon dhe ka hedhur mbesën dhe nipin nga ballkoni dhe më pas është hedhur dhe vetë.
Policia greke bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 10:10. Shqiptarja hodhi nga ballkoni nipin e saj 5 vjeç dhe mbesën 2 vjeçe dhe më pas është hedhur dhe vetë.
Fëmijët ndodhen në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikur për jetën. Edhe autorja e kësaj ngjarje ka marrë dëmtime të lehta.
Mësohet se shqiptarja, identiteti i të cilës nuk dihet ende, vuante nga probleme mendore dhe se ka qenë e shtruar prej disa kohësh në spitalin e Thriasios./