“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda", Konjufca ngushëllon për dy ngjarjet tragjike në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda”, Konjufca ngushëllon për dy ngjarjet tragjike në Serbi

    Insajderi
    05 May 2023 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngushëlluar prindërit dhe familjarët e dy ngjarjeve tragjike në Beograd që ndodhën në këtë javë.

    “Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd!”, ka shkruar Konjufca në “Faceboo”.

    Ai tha se këto ngjarja janë të rënda kudo që ndodhin.

    “Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka thënë Konjufca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark