Insajderi
Botë

Ngrihet alarmi në Spanjë, një 32-vjeçare shtrohet në spital për Hantavirus

Insajderi
08 May 2026 - 23:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngrihet alarmi në Spanjë, një 32-vjeçare shtrohet në spital për Hantavirus
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet shëndetësore në Spania kanë ngritur alarmin pasi një grua 32-vjeçare është shtruar në spital me simptoma që dyshohet se lidhen me infeksionin Hantavirus.

Pacientja po i nënshtrohet testeve mjekësore për të marrë një përgjigje të saktë mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Sipas mediave, gruaja ka qenë në të njëjtin fluturim me një pacient tjetër, i cili ka ndërruar jetë në Johanesburg pas një infektimi të dyshuar gjatë një udhëtimi në anijen turistike MV Hondius. Ajo, e cila është banore në rajonin e Valencias, ka shfaqur simptoma të lehta respiratore.

Autoritetet spanjolle po hetojnë rastin dhe po ndjekin nga afër gjendjen e pacientes për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për përhapje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark