×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë kundër katër inspektorëve në Gjilan

    Insajderi
    05 February 2016 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e  Gjilanit ka ngritur sot aktakuzë kundër  katër inspektorëve të dyshuar për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

    Sipas prokurorisë, të pandehurit  B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H, akuzohen për mos ndërmarrjen e veprimeve zyrtare lidhur me rrënimin e disa objekteve pa leje.

    “Të pandehurit duke mos i ndërmarr veprimet zyrtare që kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin lidhur me rrënimin e objekteve pa leje, apo që është tejkaluar leja e ndërtimit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme […] të pandehurit nuk e kanë ekzekutuar masën për rrënim e objekteve pa leje apo të tejkalimit të ndërtimit të objekteve pa leje,” thuhet në komunikatën e prokurorisë.

    Në njoftimin e prokurorisë thuhet se katër të pandehurit dyshohen se gjatë periudhës kohore të vitit 2013 – 2014, në cilësi të inspektorëve ndërtimorë “duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër, apo ti shkaktojnë dëme personit tjetër, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre të domosdoshme të përcaktuara me ligj”./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark