×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj 18 personave për rastin “Subvencionet 18”, katër nga ta zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

    Insajderi
    21 March 2024 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 18 personave në rastin “Subvencionet V”. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.

    “Prishtinë, 21 mars 2024 – Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetëmbëdhjetë (18) të pandehurve me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V””, bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 KPRK-së,  ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 të KPRK-së, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni  422 të KPRK-së, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 të KPRK-së, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të  KPRK-së”.

    “Aktakuza është ngritur kundër tetë (😎 pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit,  një (1) zyrtarë  në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar”, vijon njoftimi.

    Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark