Ngritet aktakuzë ndaj një zyrtari në Prizren, keqpërdori pozitën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj një zyrtari në Prizren, keqpërdori pozitën

    Insajderi
    18 October 2016 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç njofton Prokuroria Themelore e Prizrenit, i pandehuri nuk e ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare për punë të tilla, por për dobi të vetvetës, raporton Insajderi.

    “Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi  1 të KPRK”, njofton prokuroria.

    Po ashtu, i pandehuri dyshohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitime për vete, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale – “ushtrimi i ndikimit”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark