×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ngritet aktakuzë në mungesë ndaj të dyshuarit rom për krime të luftës kundër popullsisë civile

    Insajderi
    10 July 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në mungesë në Gjykatës Themelore në Prishtinë përkatësisht në Departamentin Special kundër të dyshuarit me iniciale I.B të nacionalitetit rom nga Komuna e Klinës për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

    Sipas njoftimit, i dyshuari akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nga muaji janar deri më 21 qershor 1999 në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, iu bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe si pjestar i grupit ka marrë pjesë në plaçkitje të popullsisë civile dhe shtëpive të tyre duke u marr sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizor dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve, shkruan Arbresh.info.

    “Gjithashtu, i njëjti kishte marr pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç ‘rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K, si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marr pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre.”, bën të ditur Prokuroria.

    Ndër të tjera, hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë dyshimin, njofton Prokuroria.

    Siç thuhet në njoftim, i pandehuri gjendet në arrati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark