Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.U. për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kundër personit B.U. në drejtim te veprës penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist në tentativë, thuhet në një komunikatë për media.
Sipas aktakuzës për të pandehurin B.U. ekziston dyshimi se, i njëjti në periudhën kohore korrik 2014 deri në fund të muajit nëntor 2014, ka marr pjesë në veprimtarinë e grupit organizatë terroriste, të quajtur ISIS, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri. /Insajderi.com