Ngritet edhe një aktakuzë në rastin ‘Toka’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet edhe një aktakuzë në rastin ‘Toka’

    Insajderi
    09 December 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prokuror i EULEX-it  nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër një personi për veprën penale të pastrimit të parave.

    “Kjo aktakuzë ndërlidhet me aktakuzën që ishte ngritur më 3 mars 2016 kundër 23 të pandehurve të tjerë e që kishte të bëjë me 36.45 hektarë tokë shoqërore të përvetësuar përmes një vendimi gjyqësor të paligjshëm”, thuhet në njoftim.

    Sipas aktakuzës pas kryerjes së veprave predikate, ishin ndërmarrë aktivitete të pastrimit të parave përmes shitjeve mashtruese të parcelave të tokës me qëllim të fshehjes së prejardhjes kriminale të atyre parcelave.

    Prokuroria Speciale ka kërkuar që dy aktakuzat të bashkohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark