Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë! Reperja dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty kanë sjellë në jetë fëmijën e parë, afërsisht 3 muaj pasi bëri publik lajmin e shtatzënisë.
Vetë Nicki nuk e ka bërë ende publik lajmin në rrjete sociale, por burime për People thonë se bebushi ka lindur në 30 shtator në Los Angeles.
Lajmin për shtatzëninë, reperja e bëri publik duke ndarë disa foto ku paraqitej me barkun e rrumbullakosur.