Insajderi
Insporti

Nico Paz u drejtohet tifozëve pas humbjes me Spanjën: Kjo skuadër do të japë gjithçka për ta rikthyer trofeun

Insajderi
20 July 2026 - 13:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nico Paz u drejtohet tifozëve pas humbjes me Spanjën: Kjo skuadër do të japë gjithçka për ta rikthyer trofeun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesfushori i ri argjentinas, Nico Paz, u ka adresuar një mesazh emocional tifozëve të Argjentinës pas humbjes së dhimbshme 1-0 ndaj Spanjës në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Pavarësisht se nuk pati minuta në përballjen kryesore në Nju Jork, talenti premtues shprehu krenarinë e tij për rrugëtimin e kombëtares dhe përkushtimin për të ardhmen.

“Jam krenar për këtë grup dhe për gjithë atë që dhamë. Dhimbja është e madhe, por kjo skuadër do të punojë me çdo pikë djese për ta rikthyer këtë trofe aty ku e ka vendin,” ka qenë mesazhi i tij për mbështetësit e La Albiceleste.

Rezistenca e Argjentinës u thye vetëm gjatë vazhdimeve, pasi lojtarët e Lionel Scalonit u detyruan të luajnë me një futbollist më pak pas kartonit të kuq të Enzo Fernandezit në fundin e kohës së rregullt. Goli i Ferran Torres në minutën e 106-të vendosi sfidën, duke i dhënë fund ëndrrës së argjentinasve për të mbrojtur titullin kampion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark