Kandidati i LDK-së që ishte në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas, Bedri Nika, ka thënë për Gazetën Insajderi, se nuk kanë kërkuar nga elektorati që të votojnë për persona të caktuar. Sipas tij, vota e tyre le të jetë vullnet i tyre i lirë.
“Ne presim nga Elektorati i LDK-së me dalë me votu dhe me votu sipas preferencave të tyre personale pa asnjë imponim nga askush”, ka thënë Nika për Insajderin.
LDK-ja dega në Drenas nuk ka lidhur koalicion me asnjërin prej kandidatëve që janë sot në garën e balotazhit./Insajderi.com