×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nikaj për Qeverinë Kurti: Të mos bëjë analiza, le të ofrojë zgjidhje për krizën energjetike

    Insajderi
    09 January 2022 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj ka komentuar krizën energjetike me të cilën po ballafaqohet Kosova dhe akuzat e kreut të qeverisë, Albin Kurti se për këtë është fajtor ish-pushteti. Më konkretisht PDK.

    I ftuar në “InDoks”, Nikaj duke ironizuar ka thënë se deklarimet e Kurtit janë të mira për siç thotë ai debate akademike.

    “Këto janë debate të mira akademike për këto mund ta bëjmë një simpozium del një punim, flasim me akademik me analistë por detyra e qeverisë nuk është të bëjë analizë është të ndërmarrë veprime dhe të ofrojë zgjidhje, secilën herë kur kjo nuk bëhet dëmtohet qytetari, bizneset gjithë akterët tjerë që presin një zgjidhje nga ta”, tha Nikaj në InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Detyrë e Kurtit dhe qeverisë së tij Nikaj thotë se është të ofrojë zgjidhje për krizën energjetike.

    “E tash këto tryezat akademike, analitike ne mund t’i organizojmë dhe në Kosovë ka apetit dhe kapacitet për analiza të tilla, mirëpo kjo nuk është detyrë e kryeministrit dhe qeverisë, kjo nuk detyrë e akterëve të cilët janë të vendosura në ato pozita të marrin vendime dhe jo të na ofrojnë analiza të stërzgjatura për arsyet etj etj, me të vërtetë diku po bëhen edhe të mërzitshme ato dhe po e humbin njëfarë shpresë të përgjithshme qeverisja mund të ofrojë një zgjidhje të caktuar”, është shprehur ai.

    I pyetur se a ka mundur qeveria Kurti ta parandalojë krizën energjetike, Nikaj është shprehur se ka pasur mundësi ta menaxhojë më mirë, jo parandalojë në total. Përmend hapat që i ndërmori Shqipëria në këtë rast.

    Nikaj tregon se çfarë strategjie do të duhej Kurti të përdorë për parandalimin e kësaj gjendje me të cilën po ballafaqohet vendi.

    “Kriza ka mundur të menaxhohet më mirë, nuk mund të themi që ndoshta ka mundur të parandalohet plotësisht por ka mundur të menaxhohet më mirë ka pasur veprime që vendet tjera i kanë marrë, kujtojmë edhe në regjion kryeministrin Rama por edhe në mbarë Evropën planifikimi më afatgjatë strategjike se sit ë menaxhohet rryma, duke filluar me lidhjen e kontratave më afatgjate me furnizim, duke u fokusuar në diversifikimin të burimeve të energjisë, duke bërë planifikim më të mirë të prodhimit në vend ku janë ne përfunduam në një remont dhe një rënie të blloqeve të Kosovës B për shkak të problemeve teknike, mu në pikun e kërkesës, mu në pikun kur neve na nevojitet energjia elektrike dmth”, ka thënë Nikaj në InDoks.

    Ai ka theksuar se ka qenë Partia Demokratike e Kosovës e cila ia kishte bërë me dije qeverisë që duhet ta shpalle edhe gjendjen emergjente më herët e të vepronte në kohë.

    “Kemi parë javë muaj më parë kur jemi ballafaqu me reduktime, me furnizime sikur qytetarët edhe bizneset. PDK shumë herët ka filluar të ngrisë vëmendjen lidhur me një krizë e cilat po afrohet, jo pse ne kemi ditur diçka që se ka ditur askush por kemi përcjellur trendin evropian të cilat dhënë sinjalet e para që një krizë po afrohet dhe që duhet të ndërmerren masa për ta evituar këtë krizë që duhet pasur një vizion se si do të përballemi me krizën dhe si do ta menagjojmë çështjen me furnizim me energji elektrike në një periudhe afat mesme, fatkeqësisht këto thirrje kanë ra në një vesh të shurdhër posaçërisht të qeverisë kemi parë për një kohë të gjatë njëfarë lloj neglizhence për këtë krizë, kemi parë deklarata që Kosova është e izoluar nga kjo krizë që Kosova mund të prodhojë mjaftueshëm dhe në fund jemi ballafaquar me atë që pamë”, deklaroi ai.

    Dokumentari i plotë: InDoks | Premtuesi i shpresës që riktheu terrin e pasluftës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark