Nikolic kërkon mosndryshimin e misionit të OKB-së në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nikolic kërkon mosndryshimin e misionit të OKB-së në Kosovë

    Insajderi
    23 August 2016 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Tomislav Nikolic të hënën ka takuar kreun e UNMIK-ut Zahir Tanin, në Beograd.

    Nikolic gjatë këtij takimi “ritheksoj qëndrimin e tij mbi rëndësinë e rolit të Misionit të OKB-së në Kosovë dhe Metohi duke shprehur besimin  se qëllimi i saj do të mbetet i pandryshuar”.

    “Pasi u bëra kreu i shtetit, kam përmbushur premtimin tim për të vendosë bisedimet me Prishtinën në nivelin më të lartë politik. Diskutimet me Prishtinën nuk lidhen me territorin dhe pavarësinë, por se si tu mundësojë qytetarëve të Kosovës dhe Metohisë të jetojnë më mirë “, tha Nikolic.

    Kushtëzimi i anwtarwsimit tw Serbisw nw BE me pranimin e Kosovës, do të ishte e papërshtatshme, pasi pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur atë, ka theksuar Nikoliq.

    Nikolic u shpreh i kënaqur me rolin e statusit-neutral nw përpjekjet për të zgjidhur problemet e shumta në terren UNMIK-ut, njofton B92.

    Gjatë ditës, Tanin u prit edhe nga zëvendës kryeministri Ivica Daçiq, me të cilin diskutoi lidhur me  “përgatitjet për takimin e ardhshëm të OKB-KS, ku do të debatohet një raport tre-mujor mbi punën e misionit në Kosovë dhe Metohi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark