Nikoliq falënderon Rumaninë për mosnjohjen e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikoliq falënderon Rumaninë për mosnjohjen e Kosovës

    Insajderi
    14 June 2016 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka pritur sot ambasadorin në largim të Rumanisë nga Beogradi, Danijel Banu.

    Me këtë rast, i pari i shtetit fqinj ka falenderuar Bukureshtin që nuk po e pranon Kosovën.

    “Fakti se Rumania po qëndron fuqishëm në pozitën e mosnjohjes së të ashtuquajturës ‘Kosova’ dhe e dhëna tjetër se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve tona është gati 1 miliard euro, vetëm sa e vërteton edhe më fort rëndësinë e madhe që Rumania ka për Serbinë”, ka thënë Nikoliq, transmeton Novosti.

    “Qëndrimi i Rumanisë karshi cështjes së Kosovës e Metohisë vlerësohet shumë nga Serbia”.

    Edhe ambasadori në largim Banu ka thënë se Rumania nuk e ka ndërmend të ndryshojë qasje për Kosovën, ndërsa ka konfirmuar që Serbia është partneri më i rëndësishëm rajonal i shtetit të tij. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark