Nikoqirja e Evrovizionit përfundoi në spital - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nikoqirja e Evrovizionit përfundoi në spital

    Insajderi
    25 May 2021 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nikki de Jager (27), e njohur për udhëzimet që boton si Nikkie Tutorials në YouTube, e cila ishte nikoqirja e Evrovizionit të këtij viti në Roterdam, informoi 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, se ajo përfundoi në spital.

    Nikki regjistroi një video dhe zbuloi se pas garës në të cilin drejtoi programin muzikor, ajo përfundoi në spital.

    “Tri ditë më parë isha në konkursin më të madh të muzikës në planet, dhe tani jam në spital. Po marr shërimin për sëmundjen kronike të zorrëve. Nuk zgjodha një jetë joshës, një jetë joshës më zgjodhi mua,” tha Nikki me një buzëqeshje.

    Nikki është personi i parë transgjinor që udhëhoqi Evrovizionin. Kujtojmë, fitoren në garën e këtij viti muzikor në Roterdam e mori Italia, ndërsa Shqipëria, e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit e 21-ta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark