×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nipi i biznesmenit gjilanas që u gjet i vdekur: Ne kërkuam në vendin ku u gjet trupi më herët

    Insajderi
    28 February 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmërim Hamiti, nipi i Musah Hamitit, ka folur për trupin e pajetë të familjarit të tij që u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë-Gjilan.

    Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ai e kishte kërkuar axhën e tij i cili u paraqit i zhdukur që nga janari.

    ”Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë unë me një kushëri timin kam qenë për të kërkuar, kemi shikuar në lift nuk kemi parë asnjë trup dhe nuk ke ndjerë asnjë erë”, ka thënë Hamiti.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për rastin në fjalë.

    Gazetarja e Insajderit, Donjeta Islami, sot ka folur rreth kësaj ngjarje.

    Ajo ka shpjeguar ecurinë e rastit.

    “Musah Hamiti ka pasur një rast tjetër të kësaj natyre, sipas dëshmive të dëshmitarëve bëhet fjalë për dy shtetase të Shqipërisë me të cilat ka pasur takim një ditë para zhdukjes”, tha ajo.

    Ndërsa në lidhje u inkuadrua edhe vëllai i biznesmenit, sipas tij pretendimet se Musah Hamiti është merr me prostitucion nuk qëndrojnë.

    “Nuk ka shku mas femrave tjera, kjo është rren ”, tha ai.

    Teksa gazetarja Islami e ka pyetur se pse biznesmeni mbante një shumë kaq të madhe të parave me vete.

    Ndërsa sipas familjarit të tij ai me ato para ka dashur ta paguajë banesën. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark