Diamant Canolli, nipi i Salih Mustafës, ka reaguar pas dënimit të këtij të fundit.
“Nëse naj herë jom mbet pa fjalë dhe pa zë sot e përjetova këtë ndjenje”, ka shkruar Canolli në profilin e tij në Facebook.
Ai ka treguar se si është ndjerë daja i tij sot.
“Sot daja Cal ka qenë më madhështor e më i fortë se kurrë. Lufta e tij ka qenë e dinjitetshme dhe e pastër e arsyeja pse ne sot jemi te lirë është falë tij”, ka shkruar tutje nipi i tij.
“Askush nuk mund ta dënoj luftën e tij të pastër e mbi te gjitha jo në emër te popullit për të cilin ai luftoi për tu çliruar. Daj, JO NE EMRIN TIM”, mbaron ai shkrimin e tij.