×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Dënimi shumë i rëndë, Salihi i pa fat”, babai i “Calit” reagon pas dënimit të tij

    Insajderi
    16 December 2022 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, Gjykata Speciale në Hagë dënoi komandantin e UÇK-së, Salih Mustafën me 26 vjet burgim. Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës, ish-komandantit të njësitit BIA të UÇK-së, thotë se kurrë nuk ka pritur këtë dënim nga Gjykata Speciale për djalin e tij.

    Ai tha se e përjetuan shumë rëndë verdiktin që iu dha këtë të premte djalit të tij në Hagë.

    “Lajm i vështirë boll, veç s’kemi çka me ba. Nuk e kemi prit këtë dënim kaq të rëndë. Fatin e ka pas kështu – i pa fat si tash si para luftës e edhe pas luftës”, tha ai për Klankosova.tv.

    “Pa fat para luftës pasi herën e parë kur e patën dënu me të thënë të drejtën hiq s’u pata mërzitë se e disha që serbët e dënojnë atë, por sot ishte shumë e rëndë”, deklaroi Jahja Mustafa.

    Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë e kanë dënuar sot me 26 vjet burgim komandantin Salih Mustafa.

    Cali është gjetur fajtor për tri nga katër pikat e akuzës me të cilën e ngarkonte prokuroria – torturë si krim lufte, ndalim arbitrar dhe vrasje e paligjshme.

    Mustafa është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lidhur me këtë që është edhe dënimi i parë i Gjykatës Speciale për akuzat për krime lufte, është publikuar edhe arsyetimi i plotë i kësaj gjykate.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark