×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis autopsia e trupit të Astrit Deharit – pritet të zgjasë dy orë

    Insajderi
    07 November 2016 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur autopsia e Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ajo pritet që të zgjasë rreth dy orë ku tre specialistë vendor nën mbikëqyrjen e ekspertëve të pavarur të thirrur nga familja, janë duke bërë obduksionin e trupit.

    Këtë e ka bërë të ditur drejtori i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili ka thënë se ekspertët e pavarur të thirrur nga familja Dehari janë duke qëndruar në rolin e vëzhguesve, njofton Express.

     

    “Me kërkesën e familjes është lejuar sjellja e ekspertëve të pavarur të jenë në cilësinë e vëzhguesve. Ekipi i mjekësisë ligjore është i përbërë nga tre specialistë të mjekësisë ligjore. Nga jashtë është sjellë një ekspert i mjekësisë ligjore, zotëri Besim Ymaj. Një patolog nga Anglia, Besim Latifaj dhe një mjeke nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Hatixhe Latifi Popovci”, ka thënë Arsim Gërxhaliu.

    Ai ka shpjeguar se prezentë kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë relevantë dhe janë prezantuar të gjitha dokumentet të cilat i kanë poseduar rreth këtij rasti deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark