Me një orë vonesë ka nisur ceremonia e parakalimit të FSK-së e policisë së Kosovës.
Ushtarët janë bërë gati që nga orë 12:00. Të pozicionuar në vendet e tyre në sheshet e Prishtinës, disa brigada të FSK-së u lanë në pritje derisa Kuvendi i Kosovës ta përfundonte seancën solemne në nder të 15-vjetorit të Pavarësisë.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti si dhe pjesëtarët e tjerë të kabinetit qeveritarë mbërritën në ceremoninë zyrtarë të parakalimit të FSK-së e Policisë së Kosovës.
Gazeta Insajderi ju sjell pamje nga ceremonia e parakalimit të FSK-së.