Prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka kërkuar dënim maksimal për të pandehuri – dënim me burgim të përjetshëm.
“Pas administrimit të gjithë kësaj prove, pas rrëzimit të çdo alibie dhe pas ballafaqimit të të akuzuarve me vërtetën shkencore, nuk ka mbetur asnjë dyshim. Prokuroria kërkon që të pandehurit Hali Mehmetaj, Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj të shpallen fajtorë dhe të dënohen me dënimin maksimal të paraparë me ligj. Kjo nuk është vetëm kërkesë e Prokurorisë; kjo është kërkesa e vetme për të rivendosur besimin te ligji dhe për t’u dhënë sadopak paqe shpirtrave të viktimave”, u tha nga ana e prokurorisë.
Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.