Insajderi
Botë

Nis dialogu strategjik SHBA-Serbi

Insajderi
17 July 2026 - 19:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis dialogu strategjik SHBA-Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq ka njoftuar se sot, Serbia ka nisur dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, ai e ka vlerësuar si ‘’përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet’’ mes dy vendeve, e jo vetëm si një ‘’hap procedural’’.

Gjurqi, i cili është takuar me sekretarin amerikan, Marco Rubio, ka uruar edhe që, ky moment të shërbejë si ‘’një bazë e rëndësishme për bashkëpunim edhe më të fortë’’.

“Nisja e Dialogut Strategjik nuk është thjesht një hap procedural; është një përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili do të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet ministrive dhe institucioneve qeveritare të të dyja vendeve, pavarësisht ndryshimeve politike në secilin shtet”

“Uroj që ky moment i rëndësishëm të shërbejë si një bazë e qëndrueshme për bashkëpunim edhe më të fortë, prosperitet dhe mirëkuptim të ndërsjellë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara për shumë vite në vijim”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark