Pritet të vijojë në ditën e saj të 5-të protesta në Tiranë, si reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Rasha gjate një ndjekej policore.
Thirrja e bërë në rrjetet sociale për grumbullim në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe në të gjitha sheshet e tjera të Shqipërisë, ka qarkulluar online që në mëngjes. Ndërkohë, në rrugët kryesore të kryeqytetit janë parë të stacionuara forca të shumta policore.
Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar mbi 1 mijë efektivë policie përfshirë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por në gatishmëri janë dhe Forcat Speciale.
Gazetari Eni Ferhati që po raporton nga Ministria e Brendshme bën me dije se deri në orën 18:00 vihet re një prani shumë e vogël e protestuesve. /Insajderi.org