×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nis hartimi i peticionit për largimin e kryetarëve në komunat veriore

    Insajderi
    08 August 2023 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punën për mandatin që e mori para tetë ditësh e synon ta kryejë për tre javë, do ta nisë të mërkurën.

    Në takimin e parë, grupi punues që do të hartojë udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave veriore, pritet të nxjerrë draftin fillestar.

    Finalizimi i tij, përcakton hapat për peticionin që kërkon nënshkrimin e 20 përqind të elektoratit.

    Në grupin punues, shprehen të bindur se udhëzimi do të jetë gati në afatin e 1 shtatorit, njofton Klan Kosova.

    Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të qeverisë, presidencës e shoqërisë civile.

    Ndër ta nuk ka serb, por kryesuesi i këtij grupi shprehet i hapur për pjesëmarrjen e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark