Ka nisur zyrtarisht edicioni i Kampionatit Botëror të Futbollit 2026 me një ceremoni madhështore hapëse në stadiumin “Estadio Banorte” në Meksiko Siti, duke shënuar kështu fillimin e kompeticionit më të madh sportiv në botë.
Spektakli nisi me performancën e bendit të njohur “Maná”, të cilët ndezën atmosferën me hitin e tyre të famshëm “Oye mi amor”. Ceremonia vazhdoi me ngjyra dhe ritme të pasura latine, ku skenën e ndanë këngëtari venezuelian Danny Ocean dhe artistja spanjolle Belinda.
Ylli kolumbian J Balvin u ngjit i pasuari në skenë duke performuar një kolazh të sukseseve të tij më të mëdha, për t’ia lënë radhën kulmit të mbrëmjes.
Këngëtarja e mirënjohur ndërkombëtare, Shakira, përmbylli ceremoninë me performancën e saj, ku interpretoi “Dai Dai”, himnin zyrtar që do të shoqërojë të gjithë rrugëtimin e Kupës së Botës 2026.

