Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur të mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale.
Shtetet Indiana dhe Kentaki kanë qenë të parat që i kanë kryer votimet.
Procesi zgjedhor shpejt do të përfundojë edhe në Virxhinia, Karolinën e Veriut dhe Ohajo.
Më pas, vëzhguesit thonë se mund të ketë të dhëna fillestare për fituesin e mundshëm.
Kandidati republikan, Donald Trump, sërish ka ngritur mundësinë e mospranimit të rezultateve nëse nuk janë në favor të tij, duke thënë se ka parë raporte për parregullsi në votime./REL