Nis në Stamboll raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Rusi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nis në Stamboll raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Rusi

    Insajderi
    10 April 2025 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, ka filluar raundi i dytë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll.

    Një delegacion i SHBA mbërriti në Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Stamboll në orën 9.45 të mëngjesit me orën lokale për bisedime për të normalizuar operacionet e ambasadave midis dy vendeve, raporton Anadoly.

    Të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tami Brus tha se delegacionet do të takohen për një raund të dytë bisedimesh në Stamboll për të adresuar përpjekjet për “stabilizimin e mëtejshëm të operacioneve të misioneve të tyre dypalëshe”, përcjell Insajderi.

    Duke thënë se “nuk ka çështje politike apo të sigurisë në rendin e ditës”, ajo theksoi se çështjet që lidhen me Ukrainën “absolutisht nuk janë në axhendë”.

    Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në SHBA Aleksandër Darçiev, ndërsa delegacioni amerikan nga zëvendësndihmës sekretarja Sonata Coulter.

    Para takimit, Darçiev njoftoi se tashmë është bërë njëfarë progresi në një sërë çështjesh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark