Insajderi
Lajme

Nis protesta në Bruksel, kërkohet drejtësi për çlirimtarët

Insajderi
10 October 2026 - 16:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis protesta në Bruksel, kërkohet drejtësi për çlirimtarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Brukselit, për të protestuar kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Me këngë patriotike dhe flamujt e UÇK-së, Shqipërisë, Kosovës dhe Amerikës, ata kanë një thirrje të qartë, shkruan IndeksOnline.

Protestuesve iu janë bashkuar edhe një mori qytetarësh që kanë udhëtuar nga Kosova, përfshirë udhëheqësit e platformës “Liria Ka Emër”, si dhe vëllai i Kadri Veselit.

Ky i fundit është i shoqëruar nga Hysni Gucati.

Kujtojmë se më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi padrejtësisht Hashim Thaçin (25 vjet burg), Kadri Veselin (18 vjet burg), Jakup Krasniqin (25 vjet burg) dhe Rexehp Selimin (13 vjet burg).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark