Insajderi
Biznes

Nis punën teleskopi më i madh në botë

Insajderi
27 September 2016 - 09:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kërkim për jashtëtokësorë, Kina ka ndërtuar radio-teleskopin më të madh në botë, që thuhet se do të çojë në “zbulime përtej imagjinatës sonë”.

Pajisja gjigande me emrin FAST, e vendosur mes kodrave në rajonin Guizhou, ka nisur punën këtë javë. Me një kosto prej më shumë se 150 milionë dollarë, është shumë më i madh se Observatori Aresibo në Porto Riko, që deri më sot ishte radio-teleskopi më i madh në botë.

Ka një ndjeshmëri dy herë më të madhe dhe një madhësi sa 30 fusha futbolli. FAST do të përdorë 4450 panelet e tij për të kërkuar shenja jete inteligjente.

Kina e shikon programin e saj hapësinor multimiliarder si një simbol i progresit të vendit. Shteti aziatik ka planifikuar një stacion hapësinor të përhershëm deri në vitin 2020 dhe një mision në Hënë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark