Insajderi
Lajme

Nis seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Insajderi
13 November 2025 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Gjykatën Themelore ka filluar seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar nga Prokuroria Speciale për veprën penale të spiunazhit, shkruan Insajderi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën e spiunazhit.

Të dyshuarit ishin arrestuar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa gjatë seancës, prokurori i rastit ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Përveç akuzës për spiunazh, Muharrem Qerimi po përballet edhe me një akuzë shtesë për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që ndaj të pandehurve të vazhdojë masa e paraburgimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark