×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nis shitja e biletave për miqësoren Shqipëri – Kili që luhet më 22 mars në Parma

    Insajderi
    28 February 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 22 mars, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj Kilit.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45.

    Federata Shqiptare e Futbollitdëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë duke klikuar në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili.

    FSHF nënvizon se për këtë ndeshje do të jenë të disponueshme në të gjitha pikat e autorizuara nga Ticketone dhe në faqen e internetit: sport.ticketone.it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark