Para Kuvendit të Kosovës janë mbledhur, qytetarët të cilët po kërkojë drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit, por që nuk janë duke u pajtuar me mbajtjen e seancës, pasi që thonë që është duke u mbajtur kundër Astritit.
Yll Rugova nga Shoqëria Civile, tha se janë mbledhur për të bërë presion dhe t’i tregojnë Kuvendit se nuk pranojnë gjëra të tilla.
“Përveç që po mbajnë seancë kundër Astritit po mbajnë seancë edhe kundër 24 mijë nënshkrimeve të mbledhura për këtë rast”, tha Rugova.
Në këtë protestë të organizuar nga shoqëria civile, e cila kërkon përgjegjësi për përgënjeshtrimin e deklaratës të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kishte thënë se peticioni me nënshkrimet e qytetarëve “Drejtësi për Astritin”, nuk ishte adresuar në kryesi.
Protestuesit kanë kërkuar hetim të pavarur dhe transparent për rastin, dorëheqje e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe ndjekjen penale të përgjegjësve.