Nishani: Pajtimin shqiptaro-serb duhet ta udhëheq Kosova e jo Shqipëria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nishani: Pajtimin shqiptaro-serb duhet ta udhëheq Kosova e jo Shqipëria

    Insajderi
    21 October 2016 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Presidenti shqiptar ka thënë se Serbia ka strategji për ndërtimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, në mënyrë që këto t’i shkaktojnë dëm Kosovës.

    “Ka një platformë të Serbisë për ta shmangur nga agjenda e tyre negociatat me Kosovën dhe besoj që strategjia e tyre është e qartë, për t’u fokusuar në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe për të justifikuar se këto marrëdhënie përbëjnë marrëdhëniet e tyre me shqiptarët”, tha Nishani.

    Madje, lidhur me procesin e pajtimit shqiptaro-serbë, Nishani thotë se këtë duhet ta udhëheq Kosova.

    “Këtë proces, quajeni pajtim, quajeni intensifikim, koordinim ose respekt të ndërsjellët, në gjykimin tim duhet ta udhëheq Kosova”, tha ai.

    Edhe Nishani i është bashkuar debatit që së fundmi është shumë aktual, atë për “kombësinë kosovare”. Ai tha se shqiptarët janë faktorë në Ballkan.

    “Në Republikën e Shqipërisë jetojnë vetëm 40 për qind e qytetarëve që i përkasin kombësisë shqiptare. 60 përqindëshi tjetër jeton jashtë kufijve të Shqipërisë. Një numër i madh jeton në Kosovë, jetojnë në Maqedoni, jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në diasporë”, tha Nishani,

    Ai shtoi se debatet për “kombin shqiptar” janë kundërproduktive dhe se më shumë do të duhej të të debatohej për idetë dhe mundësitë për zhvillimin e dyja shteteve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark