NISMA akuzon Drenorin për tradhti në balotazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA akuzon Drenorin për tradhti në balotazh

    Insajderi
    18 December 2016 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enver Hoti, deputeti i NISMA për Kosovën ka folur në një konferencë para gazetarëve duke falënderuar gjithë qytetarët të cilët kanë votuar sot për ndryshimin në Drenas.

    Hoti ka akuzuar për tradhti kandidatin e pavarur për kryetar të Drenasit me të cilin NISMA kishte lidhur një marrëveshje koalicioni pas raundit të parë të zgjedhjeve, Xhavit Drenorin.

    “Mendoj që është e arritura më e madhe dhe ky reflektim do të zhvillohet në gjithë vendin. Shpreh një zhgënjim që Drenori i tradhtoi votuesit e vet”, ka thënë Hoti.

    Ai ka thënë se NISMA ka sjellur demokracinë dhe se PDK-ja më nuk është bastion i PDK-së. /Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark