Partia opozitare, NISMA për Kosovën e ka ngushëlluar familjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, për vdekjen tragjike të djalit të tyre.
“Lajmi për vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, tejmase, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të përshkruar trishtimin që na solli ky lajm”, thuhet në reagimin e NISMA-s.
NISMA është shprehur se qëndron afër prindërve të Astrit Deharit, të cilët sipas tyre, kanë qenë aktivistë të çështjes kombëtare.
“Në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles”, shkruan Nisma për Kosovën.
Ata i kanë shprehur ngushëllime edhe Lëvizjes Vetëvendosje për humbjen e aktivistit të saj. /Insajderi.com