×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA heq dorë nga gazi lostjellës

    Insajderi
    08 March 2016 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ​NISMA për Kosovën ka hequr dorë nga përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Bajram Hasani.

    “Ne NISMA për Kosovën mendojmë se më nuk mund të vazhdojmë me metoda të njëjta, sidomos të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ne duhet të protestojmë dhe ta kundërshtojmë këtë qeverisje dhe duhet të insistojmë që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme. Gazi lotsjellës i ka arritur efektet pasi që e kemi përdorur si mjet politik për t’i kundërshtuar marrëveshjet dhe tani duhet t’i ndërrojmë pozicionet nga hedhja e gazit lotsjellës”, ka thënë Hasani në “Kontakt”.

    Një paralajmërim për të hequr dorë nga gazi lotsjellës në Kuvend dje e kishte dhënë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark