NISMA kritikon Vetëvendosjen për mungesë të konsistencës politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA kritikon Vetëvendosjen për mungesë të konsistencës politike

    Insajderi
    10 June 2016 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi Parlamentar i Nismës për Kosovën ka kritikuar partinë më të madhe opozitare për kthim në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë thënë se opozita do duhej që kthimin në Kuvend, Vetëvendosje duhej ta kushtëzonte me heqjen nga rendi i ditës i dy marrëveshjeve atë për Asociacionin dhe Demarkacionin.

    Një deklaratë për media deputetët e Nismës vlerësojnë se partitë opozitare për kundër dallimeve të mëdha që kanë pasur dhe kanë, kthimin në Kuvend është dashur ta kushtëzojnë me heqjen e këtyre dy marrëveshjeve.

    “Opozita me gjithë dallimet që ka dhe që i ka pasur që nga fillimi, është dashur që kthimin në Kuvend ta kushtëzonte, se paku me heqjen dorë të koalicionit qeverisës nga çdo përpjekje për miratimin e marrëveshjeve në fjalë”.

    “Kthimi i opozitës në punët e Kuvendit në mënyrë parciale si po tenton LVV-je, është shkuarje siç thotë populli ‘si capi të kasapi’. Ndryshe kjo do të thotë mungesë e konsistencës politike”, thuhet në kumtesën e NISMA-s.

    Pas dy muajve bojkot dje Vetëvendosje i është kthyer Kuvendit, ndërsa dy paritë tjera AAK e Nisma vazhdojnë ta bojkotojnë Kuvendin. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark